Follow on Google News News By Tag Industry News News By Location Country(s) Industry News
Follow on Google News | ![]() Vargmal Poetik | Poetry by Hamdi MeçaBy: Aquillrelle [An English version of this book is in the making as well]. Dedikim Me nderim, dashuri e mirënjohje të pakufishme, ua kushtoj këtë libër prindërve të mi të ndjerë, bashkëshortes time fisnike, dy djemve të mij bashkë me familjet e tyre të mrekulleshme. Zoti i bekoftë për përkrahjen e lumturinë që më kanë dhënë e më japin kështu, për një jetë plot kuptim e përmbushje shpirtërore! Autori *** Album me Foto të Kohës Kalendarike Duro e duro, durimi ç'qënka? Përveçse lëkura e formës, të pa rrjepur, të pa çarë, të pa grisur, të pa prerë, të pa çpuar, të pa vrarë, të pa djegur, të pa kalbur, të pa tretur. E jashtëzakonshmja nën lëkurën e durimit, ç'pati? U zbut ajo, po lëngëzon, të gjithë sytë e fshehtë—në ja, sy të bardhë, sy të zinj, sy kafe, sy blu, sy të gjelbër, sy të rrëzuar, sy të kthjellët, sy të tharë, sy të mençur, sy të verbër, sy të çmendur, sy të djegur, sy të shkulur, lloj-lloj sysh. Ç'pati e jashtëzakonshmja sot në këtë vendlindje të moçme? Shkëmbinjtë muret, bedenat, kullat, kishat, kishat—xhami, këmbanoret— ato të plakurat jo antika, brenda në ç'nofulla vallë, ku uji—pështymë Ura me tri këmbë e kohës, nga para sysh—prapa sysh, anash sysh, sipër sysh, poshtë sysh, uloke lëviz. As vullkan, as fillim i apokalipsit kjo, përveçse gatim i një gjelle, më së shumti supë orientale. Përse? Pyetjet—mbeturina të ushqimit nëpër dhëmbë. Shpejt e shpejt, garuzhdat e syve—plot e përplot me këtë çorbë të squllët si sytë e pleqve. Me ngut pabesimtarët dhe të zhgënjyerit nga politika, të parët hanë, edhe për kalimtarët që s'u ngopën në të shkuarën, hanë, e sotmja për ndihma humanitare gojë me shumicë shpërndan, e ardhmja kazanin e vetëdijes së mbyllur gjer në rrjedhje e mbush. Pas ngrënies llup, llup me gërhitje dhe tinguj onomatopeikë çasti—fotoreporter, blicin—përplasje e resë me renë—shkrep. Secili ngrënës në foto, me dy lugë—krahë anash, poshtë, varur. To order: http://www.lulu.com/ Author: http://www.aquillrelle.com/ End
|
|